Prej disa orësh kanë nisur reshjet e dendura të shiut në vendin tonë. Për shkak të motit të keq dhe të shoqëruara në disa raste me erë dhe me breshër, në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, si dhe në akse të tjera rrugore, lëvizja e automjeteve është vështirësuar pasi ka prezencë të ujit në rrugë dhe kufizim të pamjes, për drejtuesit e automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe mos kryejë parakalime të gabuara, pasi rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i lartë.

Tv Klan