Vështirësi për riparimin e defekteve në zonat e thella malore

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e kësaj të mërkure shkaktuan problem në bregdetin e Velipojës.

Uji vërshoi në disa hotele dhe biznese.

Për shkak të motit të keq Shkodra, Kukësi, Vlora, Burreli dhe Bajram Curri kanë pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

OSHEE tha se ka ngritur grupe pune, të cilët ndodhen në gatishmëri për të riparuar defektet, por lëvizja në zonat e thella malore e ka zgjatur kohën e zgjidhjes së problemeve.

Dëbora ka mbuluar një pjesë të madhe të zonave ku kalojnë linjat elektrike.

Tv Klan