Jose Mourinho ka refuzuar së fundmi një ofertë të majme nga klubi i ligës së parë kineze, Guanzhou Evergrande.

Portugezi u përfol se ishte në bisedime me dhe madje thuhet se në tavolinë gati për ta firmosur kishte një kontratë me terma të çmendur financiarë. Në web u shfaqën foto të tij me presidentin e klubit dhe një prej njerëzve më me influencë në futbollin kinez Hui Jiayin.

Raportohet se mes tyre biseda ka qenë për rikthimin e Mourinho në drejtimin e një skuadre. Presidenti i klubit kinez është një prej personave që këmbëngulin për të afruar në futbollin vendas emrat më të mëdhenj në mënyrë që të ndihmojnë sa më shumë ekipin përfaqësues në arenën ndërkombëtare.

Bisedimet kanë qenë pozitive në të gjitha aspektet veç njërit. Mou nuk ka dashur të zhvendoset me familjen në kinë. Ai madje ka refuzuar edhe një ofertë për të marrë drejtimin e kombëtares vendase.

Pas shkarkimit nga Manchester United Jose Mourinho ka refuzuar oferta për skuadra përfaqësuese pasi pret të marrë drejtimin e një klubi pasi sipas tij mundësitë për të fituar trofe janë më të mëdha.

Tv Klan