Shoqata “Çunat e Bostonit” dhe emisioni “Stop” kanë ndihmuar me sende të nevojshme Shtëpinë e të moshuarve në Tiranë dhe disa familje në kushte të vështira në Shijak.

Nga ana tjetër, Ilirjan Manushi, që prej vitesh jeton e punon në Itali, ka ndihmuar me 550 euro Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.

Ilirjan Manushi: Përshëndetje! Jam Ilirjan Manushi. Meqënëse është muaji i Ramazanit, dua t’i dhuroj, “Shtëpisë së të Moshuarve”, Kavajë, 550 Euro, bashkë me bashkëshorten time. Ju uroj gjithë të mirat e Zotit! Zoti i bekoftë të gjithë! Shumë faleminderit! Ju uroj me gjithë zemër!/tvklan.al