Deputeti i opozitës Myslym Murrizi është shprehur sot në Kuvend se Partia Socialiste do të shkarkojë të premten Sandër Lleshajn nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në nisje të fjalës së tij, Murrizi duke iu referuar fletëve prezantuese për anëtarët e Kuvendit, tha se Lleshaj rezulton të jetë deputet dhe jo ministër i Brendshëm.

Zoti Balla së pari do të uroja për zgjedhjet para zgjedhjeve të deputetit të ri Sandër Lleshaj. Siç duket e keni planifikuar ta shkarkoni si Ministër të premten dhe ja paskeni ngref tabelën që sot, Sandër Leshaj deputet.

O i thoni këtyre të administratës së çfarë punon Sandri, ose i thoni  Sandrit që e keni shkarkuar si Ministër dhe ja keni caktu vendin si deputet, po se ku…  Sipas katit që e shikoj nuk duket gjë në terezi.”, tha ndër të tjera Murrizi.

Ndërkohë të premten Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme dhe pritet që të merren vendime të rëndësishme lidhur me zgjedhjet e vitit 2021./tvklan.al