Julian Nagelsmann do të qëndrojë në krye të përfaqësueses gjermane edhe pas Euro 2024. Federata vendosi të zgjasë kontratën e trajnerit, duke e bërë të ditur këtë të premte se do të jetë e vlefshme deri në Botërorin e 2026.

Një konfirmim besimi për 36-vjeçarin i cili u emërua në shtator të vitit të kaluar pas shkarkimit të Hansi Flick. Në 6 ndeshjet në krye të përfaqësueses, të gjitha miqësore, Nagelsmann numëron 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Pas këtij rinovimi Julian Nagelsmann ka një përgjegjësi akoma më të madhe, pasi duhet të fitojë trofeun e kampionit të Europës mbi të gjitha se turneu mbahet pikërisht në Gjermani. Nga 14 qershori deri më 14 korrik të gjitha përballjet e Euro 2024, ku merr pjesë edhe Shqipëria, do t’i ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan.

Tv Klan