Krijoi personazhe të paharrueshëm që magjepsën të gjithë botën, si Spider-Man, X-Men, Iron Man, Black Panther dhe Fantastic Four.

I kthyer edhe vetë në një supërhero për të gjithë fansat e kartonëve të animuar në të gjithë botën, Stan Lee u nda nga jeta në moshën 95- vjeçare.

Lajmin e vdekjes e dha vajza e tij, e cila nuk beri të ditura rrethanat, por sipas mediave amerikane,  një ambulancë mbërriti në shtëpinë e tij të hënën herët në mëngjes, ku më pas ai u shua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

Stanley Martin Lieber kishte lindur në një familje hebreje, emigrantë të ardhur nga Rumania në Nju Jork. Fansa nga mbarë bota por edhe aktorë të ndryshëm që kanë interpretuar personazhet e tij më të famshëm i kanë shprehur dhimbjen dhe vlerësimin për kontributin që i dha kinematografisë amerikane dhe asaj botërore.

Tv Klan