Një restorant në Gjermani ka vendosur  të ndalojë hyrjen e fëmijëve nën moshën 14 vjeç, pas orës 17:00. Restoranti u detyrua të ndërmarrë këtë masë për të mos shqetësuar klientët nga fëmijët me sjellje të keqe.

Kjo ndodhi pasi vetë pronari u përball me disa fëmijë që “shkatërruan” restorantin, ndërsa prindërit luftonin që t’i mbanin nën kontroll.

Dekor i shkatërruar, sende antike të thyera, lëngje të derdhura kudo dhe mbulesa të djegura janë ato çka shkaktohen nga fëmijët e “papërmbajtshëm”.

“Po e mendonim këtë masë prej kohësh, por tanimë kemi arritur në pikën që nuk mund të durojmë më”,

u shpreh pronari i restorantit.

Ai shpreson që vendimi i tij ta bëjë restorantin “oaz qetësie”. Deri më tani klientët e rregullt e kanë mirëkuptuar këtë masë, ndërsa në rrjetet sociale ka patur shumë kritika, duke e quajtur një vendim “të pashpirt”./

tvklan.al