Ish zonja e parë Barbara Bush do të prehet në bibliotekën presidenciale të bashkëshortit të saj në Teksas.  

Zëdhënësi i familjes Jim McGrath tha se ceremonia ishte shumë prekëse dhe në të njëjtën kohë e këndshme.

 “Ishte pikërisht ajo që Barbara Bush do të dëshironte”

, tha McGrath.

Rreth 1.500 persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit të shtunën në Hjuston për bashkëshorten e ish presidentit George H.W. Bush.

Bushi i parë dhe djali i çiftit, ish-presidenti Xhorxh W. Bush, ishin midis katër ish presidentëve të SHBA në varrim.

Bill Clinton dhe Barack Obama ishin të pranishëm, së bashku me ish zonjat e para./tvklan.al