Mediat e huaja vijojnë të tregojnë interes për zgjedhjet lokale në Shqipëri për shkak të veçantisë së tyre, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës dhe me frikën se situata mund të tensionohej.

Por në titullin e Uashington Post shkruhet se “votimet shqiptare u zhvilluan pa shqetësime pas frikës për dhunë në qendrat e votimit”. “Si Kryeministri, ashtu edhe lideri i opozitës, e shpallën si ditë të suksesshme”, shkruan e përditshmja amerikane, duke shpjeguar se Rama shpalli fitoren e tij në zgjedhjet lokale, ndërsa Basha e quajti fitore të opozitës mospjesëmarrjen e shumicës së votuesve.

“Shqipëria votoi në zgjedhje lokale të tensionuara por paqësore”, është titulli i agjencisë franceze të lajmeve AFP. Ndërsa media turke TRT shkruan se “votimet u përmbyllën pa përplasjet e pritshme”. “Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë thembra e akilit në Shqipërinë komuniste dhe është konsideruar si çelësi për hapjen e negociatave të antarësimit në Bashkimin Europian”, përfundon komentin TRT-ja turke.

Tv Klan