Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë sot bilancin e muajit korrik, të cilin e quajti “skandaloz për turizmin e një vendi pa zot dhe turpin e kësaj qeverie që noton në korrupsion”.

Në një reagim në Facebook, pas shpërthimit të sotëm në një restorant në plazhin e Velipojës, Berisha tha se në Shqipëri janë mbytur 15 pushues, dy herë më shumë se në të gjitha plazhet e Europës.

Turizmi skandaloz në shtetin e Norieges!

Një shpërthim i fuqishëm i një cisterne gazi dhe një zjarr i madh në një hotel turistik, tronditi sot mijëra e mijëra pushues në Velipojë.

Nga ky shpërthim që mund të merrte shumë jetë, por duket se cisterna e madhe nuk ishte plot gaz, u dogjën rendë tre qytetarë, të cilëve nga zemra ju urojme shërim të shpejtë.

Por mund te thuhet se ky ishte një muaj skandaloz për turizmin shqiptar. Vetëm në ujerat e plazheve të vendit janë mbytur 15 turistë, dy herë më shumë se në të gjitha plazhet e Europës të marra së bashku, dhjetëra turistë të tjerë humbën jetën apo u plagosen në trafikun jashtë kontrolli të rrugëve të vendit.

Vrasja me mjetet ujore te mafies, e vajzës 15-vjeçare ruse dhe shpërthimi i ujërave të zeza në Ksamil (për shkak të BE thotë kryetarja siçiliste e bashkisë së Sarandës), dërguan lajme skandaloze në mbarë botën.

Po të shtojmë këtu shërbimet skandaloze dhe çmimet marramendëse të pakontrolluara, mungesa e energjisë elektrike dhe ujit te pijshëm, të gjitha këto përbejnë një bilanc skandaloz të turizmit të një vendi pa zot dhe turpin e kësaj qeverie që noton ne korrupsion

”, shkroi Berisha. /tvklan.al