Sheikët nisin me revolucion në klub: Newcastle shkarkon trajnerin Bruce, Favre e Gerrard në “pole position”

Tashmë është zyrtare. Vetëm një javë pas blerjes përfundimtare të aksioneve të Neëcastle, pronarët e rinj të klubit të Premier League kanë shkarkuar trajnerin, Steve Bruce. Ecuria negative e qymyrxhinjve në elitën e kampionatit anglez, vendi i parafundit në renditje, ende pa fitore dhe tre pikë pas 8 javësh kanë sjellë edhe shkarkimin e trajnerit anglez. Brus do përfitojë 8 milionë Euro nga prishja e kësaj kontrate.

Gara për të marrë drejtimin e bardhezinjve është tepër e madhe, ku shumë emra aludohen për stolin. Ai që kryeson është padyshim ish-trajneri i Interit dhe Juventusit, Antonio Konte, por edhe Lusien Favre, apo dhe Fonseka.

Një tjetër emër në këtë listë është edhe ai i ish-mesfushorit të Liverpul dhe kombëtares angleze, Steven Gerrard. Puna e mirë te Rangers ka rritur pozitat e tij dhe kalimi i mundshëm te Newcastle do ishte trampolina e duhur për një karrierë të madhe.

Klan News