Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private. Aktivistët e pro marijuanës brohoritën dhe këndonin “Droga është e lirë tashmë” kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj historik.

Në një vendim unanim, gjyqtarët legalizuan gjithashtu rritjen e marijuanës për konsum privat, shkruan BBC.

Qeveria e Afrikës së Jugut e kishte kundërshtuar legalizimin e saj, duke argumentuar se droga ishte “e dëmshme” për shëndetin e njerëzve.

Gjyqtari Raymond Zondo tha:

“Nuk do të konsiderohet vepër penale kur një person i rritur përdor ose ka në posedim kanabis për përdorim personal”.

Megjithatë, është e paligjshme që kanabisi të përdoret në publik apo të tregtohet./tvklan.al