Flet 49-vjeçarja që humbi bashkëshortin dhe 2 fëmijët në aksident

Kur ishte hera e fundit që i thamë të dashurve tanë që i duam? Apo që jemi me fat që i kemi? Njeriu e jeton jetën me idenë se një ditë nuk do ndahet prej saj, e kështu të zënë në rutinën tonë dhe të mallkuar për t’u stresuar për të ardhmen, harrojmë të tashmen.

E tillë është dhe historia e një nëne në Irlandë, e cila po përgatitet të kalojë Krishtlindjet e saj të para vetëm, që pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën gjithë familjarëve të saj dhe e la fillikat në këtë botë.

45-vjeçarja ka humbur të shoqin, John 49 vjeç, djalin Tomas 14 vjeç, si dhe të bijën Amelia 6 vjeç në Gusht të këtij viti.

Siç citon britanikja “DailyMail”, ajo i bën thirrje çdo personi të mos harrojë të thotë fjalën e bukur “Të Dua” për të afërmit e tij apo për dikë të zemrës, sepse kurrë nuk e dimë herën e fundit që do i shohim.

“Unë nuk e kthej dot kohën mbrapa. Nëse do ta bëja do ta ktheja tek 19 Gushti kur gjërat ishin ndryshe. Por nuk e ndryshoj dot çfarë ndodhi më 20 Gusht. Ama në një mënyrë apo në një tjetër, dhurata që do t’i bëj fëmijëve të mi dhe burrit tim për Krishtlindje do të ishte që fëmijët të merrnin sa më shumë puthje dhe përqafime nga prindërit e tyre. Që më shumë njerëz t’i tregojnë të dashurve të tyre sa i duan. Nuk ma kishte marrë mendja se 20 Gushti do të ishte dita e fundit që do t’i thoja John, Amelia dhe Tomas se sa shumë i doja”, shprehet ajo.

E një histori e tillë, sa na trishton aq edhe na bën të mos harrojmë së jetuari momentin!/tvklan.al