Punëtorë dhe mjete të rënda vijojnë rinovimin e stadiumit

Edhe pse te Real Madrid stërvitjet janë ndalur për shkak të rasteve të rastit të koronavirusit në Spanjë, puna nuk ndalet te stadiumi “Santiago Bernabeu”.

Gazeta “AS” publikoi pamje të punëtorëve me maska dhe mjeteve të rënda që ndodhen në ambientet e jashtme. Edhe pse më të paktë në numër nga ditët e tjera vijojnë ndërhyrjet në kullat B dhe C.

Punimet nisën verën e kaluar dhe parashikohen të përfundojnë më gusht të 2022. Për të realizuar rinovimin e stadiumit pa ndërprerë aktivitetin janë marrë 575 millionë Euro kredi nga madrilenët.

“Santiago Berbeu” do të ketë ndërhyrje edhe në ambientet e brendshme, ndërsa mbulesa e re mund të mbyllet e gjitha.

Tv Klan