Ekipet duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga autoritetet

Ekipet e Superligës rinisën stërvitjet prej kësaj të hëne, pas një pushimi më shumë se 2 mujor. Ministria e Shëndetësisë lejoi përgatitjet në ambiente të hapura. Futbollistët iu rikthyen fushës me zbutjen e masave dhe pas dezinfektimin të komplekseve stërvitore dhe stadiumeve, si një kusht i domosdoshëm në Covid-19.

Teuta zgjodhi të përgatitet në “Niko Dovana”. Partizani zbriti zhvilloi seancën në kompleksin “Football Republic”, ndërsa Tirana do të zbresë në fushë pasdite në “Skënder Halili”. Kukësi do të qëndrojë i grumbulluar në Elbasan për disa ditë. Ekipet duhet të respektojnë protokollin që Federata Shqiptare e Futbollit ra dakord me autoritetet shëndetësore.

Presidenti i FSHF-së kujtoi edhe një herë në mesazhin e tij t’i kushtohet kujdes zbatimit të rregullave, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm drejt kampionatit.

Klubet ranë dakord që të rinisin aktivitetin më 3 Qershor për të përmbyllur 10 javët e mbetura dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Superliga me këto parashikime duhet të përfundojë më 29 Korrik, ndërsa më 2 Gusht të zhvillohet finalja e kupës.  

Tv Klan