Të shëruarit mund të preken sërish

Të shëruarit nga koronavirusi nuk janë imunë ndaj rrezikut të rinfektimit. Paralajmërimi jepet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që përmes një deklarate për shtyp thotë se aktualisht nuk ka asnjë provë që vërteton se ata që e kanë kaluar një herë infektimit nuk infektohen sërish.

Në deklaratën e OBSH-së thuhet se testet e anti-trupave që qeveritë e disa vendeve të botës kanë nisur t’i aplikojnë, nuk shërbejnë për nxjerrjen e “certifikatave të imunitetit” për personat e që u nënshtrohen atyre. Sipas OBSH-së, saktësia e këtyre testeve për momentin nuk mund të garantohet.

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane kanë porositur sasi të konsiderueshme mjetesh për kryerjen e testeve të anti-trupave. Duke kryer masivisht teste të tilla, synohet të përcaktohen individët, imuniteti i të cilëve e ka neutralizuar virusin duke penguar infektimin. Individët që e kalojnë testin me sukses mund të rikthehen në vendet e punës, ndërsa ata për të cilët nuk japin rezultate pozitive në teste, duhet të presin deri në krijimin e vaksinës kundër COVID-19-ës.

Por ekspertët thonë se COVID-19 është një virus ende i panjohur, i cili po u nënshtrohet studimeve të thelluara për të kuptuar sjelljen e tij në organizëm. Ndaj dhe testet nuk tregojnë se deri në cilin nivel ekspozimi të organizmit, anti-trupat mund të pengojnë infektimin me COVID-19.

Tv Klan