Kur e la Tiranën për Londrën, ishte një ide e mjegullt rikthimi në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, e më tepër ta drejtonte atë me një premierë siç është “Messa Di Gloria” .
Është kompozimi i parë i rëndësishëm i Giacomo Puccinit, kur ishte 18 – vjeç dhe që do të dirigjohet nga i riu Olsi Qinami, në moshë, por jo në eksperiencë.
Anglia është vendi, që pas studimeve për piano në Liceun Artistik të Tiranës dhe dirigjim në Universitetin e Arteve të Bukura, i justifikoi gjithë përpjekjet e tij për ta vazhduar jetën artistike atje.
Në një shtet ku gara është e egër, iu desh të thellonte studimet për të prekur ëndrrën, krijimin e një orkestre të quajtur “Orkestra e Tamizit të Londrës”.
Përpos vështirësisë financiare, që e përballon duke bërë kurse private për piano, rikthimin në Shqipëri e sheh vetëm për familjen dhe diellin.
Enkelejda Mema/Tv Klan