7 ndalohen në Shqipëri, sekuestrohen edhe armë

166 persona mes të cilëve edhe disa shqiptarë janë arrestuar në kuadër të një operacioni që Europol ka zhvilluar kundër krimit të organizuar në Europën juglindore.

Në 4 ditë kontrolle, Europol ka patur në fokus trafikun e drogës, emigrantët e paligjshëm dhe armët. Mes vendeve ku është zhvilluar operacioni, ka qenë edhe Shqipëria.

Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare. Në vendin tonë u sekuestruan 6 armë zjarri dhe municione. 7 persona shqiptarë dhe të huaj u ndaluan në vendin tonë, ndërsa 9 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Shqiptarët e arrestuar kanë lidhje me trafikun e drogës dhe emigrantët e paligjshëm. Europol thotë se është sekuestruar edhe një sasi e madhe droge.

9 mijë oficerë policie u angazhuar për kontrollet dhe për ekzekutimin e urdhër-arresteve. Ky është operacioni i dytë që Europol ka zhvilluar dhe ka përfshirë Shqipërinë. Pak ditë më parë u shkatërruar grupi më i madh i kokainës i drejtuar nga shqiptarët Dritan Rexhepi dhe Eldi Dizdari, të cilëve u është kapur rreth 4 tonë kokainë përgjatë 5 viteve.

Tv Klan