Të ftuar: Baton Haxhiu, Preç Zogaj, Marsela Karapanço, Agim Nesho, Mirela Milori, Klevis Balliu

Pse nuk u pranua propozimi i Palokës? Si përgjigjet Bardhi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, bëri një propozim për zgjidhjen e ngërçit për thirrjen e Kuvendit Kombëtar për të cilin janë dorëzuar firmat e më shumë se 4200 anëtarëve në zyrën e tij. Paloka tha se të dyja palët mund të zgjedhin nga një përfaqësues që të verifikojë formularët e dorëzuar.

Mirëpo kjo nuk është pranuar nga pala tjetër. Në një lidhje “Skype”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka folur në lidhje me këtë çështje.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se pse nuk kanë rënë dakord me propozimin e Palokës, Bardhi është shprehur se kjo është një procedurë statuore dhe partia e PD-së funksionon me rregulla të caktuara.

Mirela Milori: Pyetja ime është në qoftë se sot Paloka iu bëri një propozim të dy palëve dhe Z. Berisha tha, “ok” unë jam dakord që të dërgoj përfaqësuesin tim për të verifikuar 4200 firma.

Gazmend Bardhi: Jo, Z. Paloka përcolli kërkesën e Z. Berisha, nuk bëri propozim mbi palët. Nuk është interpretimi im, është fakt publik. Në lajme është dhënë se Z. Paloka ka deklaruar se ka patur një takim me Z. Berisha dhe ka bërë një propozim të Z. Berisha, pra ka luajtur në këtë rast rolin e zëdhënësit të Z. Berisha.

Mirela Milori: Të erdhi një propozim nga kreu i Këshillit Kombëtar të partisë tuaj, nuk ka rëndësi emri i përveçëm. Z. Berisha e pranon, po ju pse nuk e pranoni për të tejkaluar gjithë këtë situatë të krijuar sepse opinioni që krijohet nga gjithë kjo përplasje është që ju nuk keni vullnet të bashkoheni, por doni të ndaheni si ju nga Berisha, si Berisha nga ju dhe nuk pyesni më për PD-në, pyesni për secili për sektin e vet apo le të themi për fransksionin e vet. Përsa është kaq e vështirë? Dy përfaqësues, verifikoni firmat dhe kaq.

Gazmend Bardhi: Sepse nuk është procedurë statutore kjo që sapo shpjeguat ju dhe ne në parti nuk funksionojmë me rregulla që i shkon në mendje një mëngjes ndryshe dhe një darkë ndryshe Sali Berishës apo cilitdo qoftë ai. Partia Demokratike ka rregulla dhe nuk shpik rregulla sa herë kemi një hall personal.

Pse nuk u shkrinë 2 rendet e ditës për 1 Kuvend? Bardhi: Mundësinë e patën sot, çfarë propozova që…

Kryesia e Partisë Demokratike mori vendimin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, sqaroi se pse nuk u vendos për të mbajtur një kuvend të përbashkët duke qenë se Basha kërkon 18 Dhjetorin, ndërsa Berisha 11 Dhjetorin.

Bardhi tha se ka kërkuar që të propozohej kërkesa e pretenduar sipas tij e ¼ e delegatëve të partisë, mirëpo kjo nuk u pranua. Megjithatë, Bardhi u shpreh se miratimi i këtyre propozimeve do të ishte çështje vullneti dhe jo imponimi.

Gazment Bardhi: Dua të sqaroj qëndrimin tim në propozimin tim në mbledhjen e kryesisë.

Blendi Fevziu: Ke pasur një propozim ndryshe nga Basha.

Gazment Bardhi: Kam pasur një propozim që ishte ndryshe. Kam pasur një ftesë për kolegët që ky vendim i Kryesisë duhet të ishte një vendim që të na bashkonte të gjithëve bashkë. Interesi i të gjithëve bashkë do duhet të ishte të dëgjonim zërin e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. I kam kërkuar kolegëve që  pretendojnë se kanë mbledhur ¼ e firmave që të bëhen zëri i tyre, jo zëri i Sali Berishës në mbledhjen e Kryesisë.

Blendi Fevziu: Si ta bënin?

Gazment Bardhi: I kërkova që të bëheshin zëri i tyre për të propozuar shtesa në rendin e ditës që kishte propozuar kryetari i partisë.  

Blendi Fevziu: Në qoftë se do bihet dakord që mos të jenë dy kuvende…

Gazment Bardhi: Nuk ka dy kuvende, ka vetëm 1.

Blendi Fevziu: Po mirë pra, ju thoni 1 ata thonë 1!

Gazment Bardhi: Ka vendim të Kryesisë.

Blendi Fevziu: Nëse thoni që ai Kuvendi nuk ekziston, pala tjetër nuk ekziston kjo nuk funksionon më. Nëse bihet dakord mund të shkrihen dy rendet e ditës?

Gazment Bardhi: E kishin mundësinë sot në mbledhjen e kryesisë.

Blendi Fevziu: Po në Kuvend nuk mund të bëhet?

Gazment Bardhi: Jo sepse është përcaktuar në rendin e ditës. Njoftohet sipas  statutit 1 muaj para kuvendit. apeli im ishte që të bëheshin zëri i atyre anëtarëve të Kuvendit.

Blendi Fevziu: Kjo nuk është e drejtë.

Gazment Bardhi: Pse?

Blendi Fevziu: Ata pretendojnë që kanë 4200 vota që sipas tyre bëjnë shumicën. Nëse ti i thua që bjer propozime, ti merr vendime që propozimet e tyre të bien poshtë. O do pranohen automatikisht, por nuk mund të propozohen dhe të hidhen poshtë.

Gazment Bardhi: Nuk ka anëtarë të kryesisë së PD që nuk do të dëgjojë zërin e Kuvendit Kombëtar.

Blendi Fevziu: Pse nuk i përfshini dy axhendat?

Gazment Bardhi: Sepse nuk u pranua zoti Fevziu. I është propozuar të shtojnë…

Blendi Fevziu: A do pranohej apriori propozimi i tyre?

Gazment Bardhi: Çdo anëtar i kryesisë mund të shtojë një pikë në rendin e ditës.

Blendi Fevziu: Kjo votohet nga kryesia?

Gazment Bardhi: Vendimi për thirrjen e kuvendit votohet nga kryesia/. Kryesia merr vendim për thirrjen e Kuvendit. Nuk ia hidhte poshtë. Kjo është hipotezë.

Blendi Fevziu: Unë hipoteza ngre.

Gazment Bardhi: Unë kam votuar pro vendimit të kryesisë sonte, do votoja pro rendin e ditës.

Blendi Fevziu: Mbase tjerët nuk votonin?

Gazment Bardhi: Kjo nuk është çështje imponimi, por vullneti. Nëse vullneti i tyre do ishte të mbahej Kuvendi do bënin këtë kërkesë me këtë axhendë.

Blendi Fevziu: Po nëse kryesia ua hidhte poshtë?

Gazment Bardhi: Kjo është nëse…

Blendi Fevziu: Kjo është pyetja thelbësore.

Gazment Bardhi: Kryesorja është që ata nuk kanë vullnet për të bërë Kuvend Kombëtar. Unë po të them do votoja pro. /tvklan.al