LSDM: Veprimet e opozitës po i sjellin dëm vendit

Opozitarja VMRO-DPMNE vazhdon ta cilësojë si të dëmshëm për vendin propozimin franzec. Dragan Kovaçki, nga kjo parti theksoi se propozimi është kapitullues për Maqedoninë e Veriut ndërsa me këtë propozim shtoi se Bullgarisë i mundësohet kuadër ligjor që të kushtëzojë temat identitare siç janë gjuha, historia dhe tekstet shkollore.

“Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiç janë në rrugën e tyre për të zbatuar bullgarizimin. Në këtë propozim, në vend të hapjes së perspektivës evropiane, Bullgarisë i mundësohet një kuadër ligjor që të kushtëzojë temat identitare, gjuhën, historinë, ndryshimet në tekste, monumente  dhe kërkesa të tjera poshtëruese”.

Nga LSDM shprehen se propozimi në fjalë në asnjë mënyrë nuk cënohen çështjet identitare, ndërsa akuzuan opozitën dhe kreun e saj për veprime destruktive.

“Me rëndësi kurciale në këtë propozim është që pikëpamjet dhe qëndrimet tona janë të inkorporuara. Ranë në ujë të gjitha trillimet dhe gënjeshtrat për gjoja bullgarizim dhe asimilim”.

Nga LSDM po ashtu i bënë thirrje opozitës që të tregoj konstruktivitet dhe pjekuri për situatën në të cilën gjendet vendit.

Tv Klan