Nga Sarajeva, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi se prioritet i presidencës hungareze të Bashkimit, në gjysmën e dytë të vitit 2024 është përshpejtimi i integrimit të rajonit tonë.

Në mënyrë të veçantë ai kërkoi që të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur konferenca e parë ndërqeveritare me Bosnje-Hercegovinën, gjë që ka ndodhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut një vit më parë. 

Orbani u takua me edhe Millorad Dodikun, presidentin prorus të Republikës Sërpska i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të përpjekjeve për ta minuar Marrëveshjen e Dejtonit.

Rritja e tregtisë mes dy vendeve si dhe bashkëpunimi në arsim, kulturë, bujqësi, energji, telekomunikacion ishte temë e takimeve. Hungaria i premtoi 100 milionë euro ndihmë Republikës Sërpska.

Republika Srpska ka marrë hua nga Banka e Eksport-Importit të Hungarisë në dy raste për gjithsej 140 milionë euro të destinuara për financimin e deficitit buxhetor dhe rifinancimin e një pjese të borxhit.

Klan News