Dhjetra të papunë nga kriza ekonomike dhe inflacioni i lartë

Në një pjesë të shkatërruar të Manzanares, në periferi të Buenos Aires, shenjat e varfërisë janë të qarta. Njerëzit gatuajnë me dru zjarri. Disa nuk kanë energji elektrike, gaz ose ujë të rrjedhshëm. Fëmijët luajnë zbathur me lodrat e vjetra.

Në fund të vitit të kaluar, niveli i varfërisë në Argjentinë ishte në 42%, nga 35.5% në 2019, duke u rritur mes ndikimit të pandemisë së koronavirusit dhe tre viteve të recesionit.

Një pjesë e madhe e njerëzve janë të papunë dhe kanë humbur gjithçka. Ekonomia e Argjentinës është shkatërruar nga kriza e ashpër ekonomike dhe inflacioni i lartë duke bërë që njerëzit të humbasin kursimet teksa çmimet dhe shpenzimet janë rritur shumë.

Para pandemisë, 8 milionë argjentinas morën ndihmë ushqimore, një shifër që tani është rritur në 10 milionë, në një popullsi prej rreth 45 milionë njerëz. Ministria e Zhvillimit Social kishte një buxhet prej 2.6 miliardë dollarë në vitin 2020 për të lehtësuar efektet ekonomike të bllokimeve pandemike të koronavirusit. 

Qeveria e qendrës së majtë e Presidentit Alberto Fernandez parashikon të ndërhyjë në uljen e varfërisë për të forcuar pozicionin e saj përpara zgjedhjeve të mesit të Tetorit.

Klan News