Papa Françesku dha një mesazh të fortë në ceremoninë e “Larjes së Këmbëve”, pak ditë pas sulmeve terroriste në Bruksel.

Ati i Shenjtë zgjodhi Qendrën e Emigrantëve në Kastelnuovo di Porto, pranë Romës, për gjestin e paqes që i paraprin Pashkës.

Duke iu referuar atentateve, ai tha: “

Pas atij akti janë fabrikuesit dhe trafikantët e armëve që kërkojnë gjak dhe jo paqe. Të gjithë ne themi jemi të ndryshëm, kemi kultura dhe besime të ndryshme, por në fund jemi vëllezër dhe duam të jetojmë në paqe”.

Papa u lau dhe puthi këmbët 12 personave, punonjësve të qendrës dhe 11 emigrantëve, mes të cilëve, tre myslimanë dhe një hindu.

Është hera e parë që në këtë ceremoni marrin pjesë edhe gra.

Sipas një sondazhi të kryer nga WIN/Gallup International, Papa Fraçesku është më popullor se çdo udhëheqës politik në botë. Pas tij, renditen Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Kryeministri britanik, David Cameron.

Tv Klan