Vijon ndikimi i motit të kthjellët në vendin tonë deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen nëpër territor. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në skajin verior-verilindor ku pritet reshje të karakterit lokal, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./tvklan.al