Vendi ynë do të ndikohet, nga kushte të qëndrueshme atmosferike.Moti pritet të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.
Era do të fryjë e qetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim dhe shpejtësi deri në 6-7m/s më tepër përgjatë vijës bregdetare.
Sa i përket temperaturave ato në vlerat minimale pritet të kenë një rënie fare të lehtë me 1-2 grad ndryshe nga ato maksimale.
Për shkak të masave me origjinë jugperëndimore temperaturat në vlerat maksimale pritet të kenë një rritje me 2-4 gradë celsius duke prekur në zonat e ulëta deri në 27°C./
tvklan.al