Parashikimi i motit 21 Nëntor

Parashikimi i motit 21 Nëntor

08:00 21/11/2020

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Por në zonat jugore vranësirat do të sjellin reshje të pakta shiu, ndërsa në veri të vendit do të ketë reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.  /tvklan.al





Të ngjashme