Parashikimi i motit 23 Maj

Parashikimi i motit 23 Maj

08:00 23/05/2020

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ultësirën Perëndimore. Por në orët e pasdites do të kemi shfaqje të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, Por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 7°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 28°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2 ballë./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo