Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në pjesën më të madhe me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës.

Por gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat e pakta të largohen nga vendi ynë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 21°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë. /tvklan.al