Partizani me shpresë tek kualifikimi

Partizani me shpresë tek kualifikimi

16:37 16/07/2019

Të kuqtë në Baku për ndeshjen ndaj Qarabag

Partizani ka mbërritur në Baku të Azerbajxhanit, ku këtë të mërkurë do të luajë ndeshjen e kthimit me Qarabag. Përballja e parë në Selman Stërmasi përfundoi në barazim pa gola dhe paraqitja u jep shpresa të kuqve se mund të kenë shanse t’ia dalin në një kualifikim të mundshëm.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se trajneri lerda do të përdorë me shumë mundësi të njëjtin rreshtim dhe formacion si në ndeshjen e parë.

Tekniku dhe futbollistët kanë punuar mbi këtë takim për të nxjerrë gabimet e veta dhe pikat e dobëta të kundërshtarit. Kjo i ka bërë që të shpresojnë në një kualifikim të mundshëm.

Nga Baku mësohet se në stadiumin Dalga Arena, ku do të luhet ndeshja, Partizanin do ta presin rreth 7000 tifozë vendas. Stadiumi ka një kapacitet prej 9500 vendesh. Nga kluibi i Qarabag mësohet se Ailton Silva është lojtari më i ri. Mbrojtësi brazilian do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Partizanit.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT