Fabian-Topollaj-

Partia Demokratike do të padisë në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj, në lidhje me vendimet e marra më 30 dhjetor të 2015 në Këshillin Bashkiak. Përfaqësuesit e djathtë në Këshill thonë se rritja me 50 milionë dollarë e taksave vendore sipas paketes fiskale, është në shkelje të ligjit dhe një akt i pavlefshëm, ashtu si edhe miratimi i buxhetit.

Demokratët e akuzojnë edhe për aferë korruptive lidhur me dhënien me koncension për 35 vite të Parkut “Rinia”.

Të njëjtën akuzë opozita  artikulon dhe për rritjen me 10 lekë të çmimit të biletës për transportin publik.

Tv Klan