“Harxhoi 10 mijë Euro për një fluturim”

Partia Demokratike i ka kërkuar sërish ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka të japë shpjegime përse gënjeu shqiptarët, duke thënë se nuk ka përdorur helikopterë të dikasterit që ajo drejton për fushatë elektorale.

Përmes një video, selia blu pretendon se ditën e premte, Ministria Xhaçka ka udhëtuar dy herë me helikopter për në Dibër, pasi ka zhvilluar takime me strukturat e Partisë Socialiste në këtë qark.

Sipas demokratëve, ky udhëtim për qëllime elektorale i Ministres Xhaçka i ka kushtuar buxhetit të shtetit 10 mijë euro, ndërkohë që qytetarët përballen me një krizë të dyfishtë, shëndetësore për shkak të pandemisë dhe atë ekonomike.

TV Klan