40% e popullatës e sëmurë me Covid-19

Shifrat e larta të Institutit të Shëndetit Publik që e rendisin Lezhën si qarkun e tretë në shkallë kombëtare për përhapjen e koronavirusit, sipas Partsë Demokratike mjaftojnë që Ministria e Shëndetësisë së hapë urgjent spitalin rajonal, për ta vënë atë në shërbim të personave të sëmurë me Covid-19.

“Nga e hëna deri të enjten janë berë 97 tampone dhe si rezultat i kësaj 39 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Pra, që do të thotë se në jemi në kufijtë e shifrës 40%. Ndaj është e menjëhershme hapja urgjente e spitalit Rajonal të Lezhës për t’iu ardhur në shërbim dhe trajtimin e specializuar mjekësor banorëve të Lezhës, të cilët po dergjen në shtëpi apo po dergjen nëper autoambulanca në oborret e spitalit “Shefqet Ndroqi” apo të atyre Covid, duke pritur me orë dhe me ditë të tërë që një shtrat i vetëm të lirohet për të marrë një shërbim të specializuar mjekësor”.

Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ka marrë masa për t’i dhënë shërbim shëndetësor çdo qytetari dhe se ka ende kapacitete për përballimin e të sëmurëve në 4 spitalet Covid.

Tv Klan