Balla: PD të përballet në gjykatë për shpifjet

44 milionë Euro është fatura që shqiptarët, sipas Partisë Demokratike, do të paguajnë për llogari të biznesmenit Edmond Bego dhe Taulant Ballës pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar në favor të kompanisë greke “Aktor”,  që kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kompania greke ishte kontraktuar nga  qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës “Inerte Ekspress” te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë. 44 milionë Eurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili mori miliona Euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Do t’i paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet taksave që do shtohen”, tha ish-deputeti Strazimiri.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i numrit dy të socialistëve, Taulant Balla, i cili paralajmëron paditjen në gjykatë për atë që e cilëson shpifje nga ana e selisë blu.

Sipas Ballës, vendimi i arbitrazhit për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga qeveria Berisha.

Tv Klan