Ish-futbollisti hoqi një tumor

Pele kthehet në shtëpi. Legjenda e futbollit brazilian doli nga spitali Albert Einstein i Sao Poalo ku ndodhej prej një muaji. Pele iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori në zorrën e trashë. Ish-futbollisti 80-vjeçar duhet të kryejë edhe kimioterapi thanë mjekët. “Jam i lumtur që po kthehem në shtëpi, ju falenderoj të gjithëve!”, shkruan Pele në profilin e  tij në Facebook.

Gjendja shëndetësore e një prej më të mirëve të historisë së futbollit botëror shqetësoi të gjithë, pasi qëndroi 10 ditë në reanimacion. Pele ka patur probleme të vazhdueshme shëndetësore vitet e fundit dhe është shtruar në spital duke kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale. Në karrierën e tij sportive ka patur shumë suksese mes tyre fitues 3 herë i Kupës së Botës me Brazilin.

Tv Klan