Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur në një aksident rrugor, të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në Tapizë të Fushë Krujës. Në aksident u përfshinë 2 automjete.

Viktimë nga kjo ngjarje mbeti 60-vjeçari Qemal Shabani, i cili ishte në timonin e një prej makinave.

Ndërsa shoferi i automjetit tjetër, një 29-vjeçar me iniciale P. K., dhe një pasagjere 39-vjeçare që udhëtonte me të, mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./tvklan.al