Një godinë në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë është përfshirë nga flakët rreth orës 14:15. Zjarri ka rënë në një dhomë që përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje të baterive, thotë Policia e Tiranës.

Flakët e zjarrit u vendosën nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Polica njofton se nisi hetimet për të zbardhur shkaqet. /

tvklan.al