Në Florida po bëhen përgatitje për shembjen e pjesës së mbetur të ndërtesës së shembur në përpara mbërritjes së mundshme të stuhisë tropikale Elsa.

24 vetë janë konfirmuar të vdekur dhe përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për më shumë se 120 persona të zhdukur janë pezulluar në Sërfsajd.

“Nuk kemi një kohë të caktuar,” u tha gazetarëve të shtunën kryetarja e bashkisë Miami-Dade, Daniella Levine Cava. “Shpresojmë që ta realizojmë shembjen para stuhisë.”

Të dielën në mëngjes, stuhia tropikale Elsa ishte në brigjet e Xhamajkës me erëra me shpejtësi 100 km në orë. Të hënën stuhia parashikohej të përshkonte Kubën dhe të arrinte në Floridën të hënën më vonë ose të martën.

Në rrënojat e kompleksit Champlain Towers South, punëtorët po shponin kolonat ku do të vendosen lëndë shpërthyese për të rrëzuar mbetjet e ndërtesës, thanë zyrtarët. Banorët në ndërtesat afër nuk kanë nevojë të evakuohen, tha kryetarja e bashkisë.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar se çfarë e shkaktoi shembjen e kompleksit 40-vjeçar më 24 qershor. Një raport inxhinierik në vitin 2018 zbuloi mangësi strukturore që tani janë në qendër të hetimeve.

Ndërkohë, të gjithë banorëve të një ndërtese tjetër, Crestview Towers në pjesën veriore të qytetit Miami Beach, iu tha të premten të largoheshin menjëherë pasi inxhinierët gjetën probleme serioze lidhur me betonin dhe elektricitetin, thanë zyrtarët.

Lëvizja u konsiderua urgjente për shkak të afrimit të Elsas./VOA