Përplaset kamioni me autobusin, 12 të vdekur

Përplaset kamioni me autobusin, 12 të vdekur

08:31 14/11/2019

Një kamion është përplasur me një autobus të pasagjerëve, duke lënë të vdekur 12 persona në perëndim të Sllovakisë të mërkurën, duke shënuar aksidentin më të përgjakshëm rrugor në një dekadë në këtë shtet, ka thënë policia.

Aksidenti ka ndodhur në një ditë me shi, afër qytetit, Nitra, 90 kilometra në lindje të kryqytetit Bratislavë.

Kamioni ka mundësi të ketë qenë i ngarkuar mbipeshë me zhavorr, duke shkaktuar përplasje me anën tjetër ku ka qenë autobusi, ka thënë ministrja e Brendshme Denisa Sakova, pak para se të nisej në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Ajo ka thënë se autobusi më pas ka dalë nga rruga, dhe disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në të.

Në mesin e të vdekurve janë edhe katër nxënës të shkollave të mesme.

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini ka thënë se do ta ndërpresë një vizitë zyrtarë në Qipro një ditë më herët për t’u kthyer në Sllovaki. /REL





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi