Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi këtë të hënë të pezullojë nga detyra, gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Në njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor thuhet se, “gjatë mbledhjes, KLG u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten Enkeleda Hoxha, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten”.

Gjyqtarja Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe 8 persona të tjerë të akuzuar për korrupsion janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme, mbi dyshimet se kanë marrë para për të ulur dënimin dhe për të liruar me kusht persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Klan News