Shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech: Më shqetësojnë të pavaksinuarit

Vaksina e krijuar për Covid-19 nga BioNTech dhe Pfizer ofron mbrojtje të fortë kundër çdo sëmundjeje të rëndë nga varianti i ri Omicron i virusit. Kështu ka deklaruar  shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech Ugur Sahin për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Ne mendojmë se ka të ngjarë që njerëzit të kenë mbrojtje thelbësore kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga Omicron”, tha ai. Sahin u shpreh se pret që testet laboratorike të tregojnë njëfarë humbje të mbrojtjes nga vaksina për shkak të Omicronit, por shkalla e asaj humbjeje ishte e vështirë të parashikohej.

Për mendimin tim nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson për momentin është fakti se ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare“, shtoi ai. Ky është një ndryshim i dukshëm nga ajo se çfarë ka deklaruar shefi ekzekutiv i prodhuesit të vaksinave Moderna, Stephane Bancel.

Pas shfaqjes dhe përhapjes së shpejtë të variantit Omicron Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i gjigandit farmaceutik Moderna, paralajmëroi në një intervistë me “The Financial Times”, se vaksinat ekzistuese kundër Covid-19 mund të jenë më pak efektive kundër variantit të ri, në krahasim me Deltan dhe variantet e mëparshme.

Klan News