Një pikturë shumë e rrallë e piktorit legjendar francez Clau de Monet është ekspozuar në Paris dhe pritet të arrijë deri në 25 milionë dollarë kur të dalë në një tjetër ankand në Nju Jork në maj.

E titulluar “Moulin de Limetz”, u pikturua në 1888 dhe përshkruan mullirin e fshatit francez Limetz-Villez. Sipas një njoftimi për shtyp nga shtëpia e akandit Christie’s, piktura përmban dritën kaleidoskopike që reflekton dhe shkëlqen nga uji.

Vepra i përket familjes Atha në Kansas City dhe Muzeut Nelson-Atkins që nga viti 1986. Piktura u ekspozua në shtëpinë e ankandit Christie’s në Paris përpara shitjes në SHBA.

Kreu i departamentit të impresionizmit në Christie, Alexandre Lebouteiller: Po, ky është një imazh mjaft ikonik. Ka vetëm dy interpretime të kësaj teme, gjë që e bën atë një pikturë shumë të rrallë. Duke marrë parasysh që versioni tjetër është në Muzeun Barberini në Potsdam në Gjermani, ky do të jetë i vetmi version i disponueshëm në treg.

Kjo pikturë vlerësohet të kushtojë nga 18 deri në 25 milionë dollarë. Po, pjesët e Monet-it janë të rralla që gjenden në treg. Versioni tjetër i kësaj pikture arriti, disa muaj më parë, një çmim prej 25 milionë dollarë dhe kështu që shtëpia e akandit doli në këtë vlerësim.

“Moulin de Limetz” do të qëndrojë i ekspozuar në Christie’s në Paris deri në 9 prill.

Klan News