Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates po shpenzon 120 milionë Dollarë për këtë plan

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates synojnë të shpërndajnë pilulën anti-Covid-19 për pjesën tjetër të botës.

Pilulat e kompanisë farmaceutike Merck shihen si mjaft shpresëdhënëse  për ata që infektohen me Covid-19. Provat klinike tregojnë se nëse ilaçi merret herët, ajo ul rrezikun e shtrimit në spital ose përgjysmon rrezikun për vdekje.

Fondacioni i ish-çiftit po afron 120 milionë Dollarë për të nxitur prodhimin më të lirë të ilaçit të kompanisë Merck për vendet në zhvillim. Ekspertët kanë shprehur shqetësim se njerëzit mund të zgjedhin ilaçin në vend që të bëjnë vaksinën.

“Vaksina në radhë të parë mund të parandalojë infektimin me COVID dhe ne duam të parandalojmë infeksionet, jo vetëm të presim t’i trajtojmë ato pasi të ndodhin”, thotë Jeffrey Zients, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit.

Nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave miraton kërkesën e Merck-ut për përdorim urgjent, pilulat mund të jenë të disponueshme në SHBA përpara fundit të vitit. Kompania planifikon aplikime të ngjashme për përdorim urgjent në mbarë botën.

Klan News