Deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, po përballet me një sëmundje të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, krahas së cilit ka shkuar: T’i gëzoj këto zemra të ligshta për s’vogli, e t’i shqetësoj shumë zemra të buta prej madhështie njerëzore duke ua dhënë lajmin që po përballem me një sëmundje të re.

Më tej, Matoshi shkruan se pavarësisht problemeve me shëndetin, ajo nuk ka lejuar që të zhvillojë vizita mjekësore në ditët kur ka pasur mbledhje në Kuvend dhe në komisionet ku ajo bën pjesë, teksa shton se prezencën e saj në këto institucione e ka bërë për të gjithë, por vetëm për veten jo.

“Nuk kam lejuar as vizita mjekësore për të zhvilluar në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jam përgjegjëse. Kam qenë prezente për të gjithë, veç për veten jo.”

Postimin rrëqethës, Matoshi e vazhdon duke thënë se shëndeti e tradhtoi sërish teksa tregon se do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemit shëndetësor.

Shëndeti më tradhtoi prapë. Krejt po mendoni që kjo është shenjë që duhet me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. Në këtë muaj të shenjtë, po i lë prapë fëmijët e mi, prindërit e mi, punën time, çdo angazhim të mundshëm, shoqninë që më duan. Edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mia e të më të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihem në spital për me u kthy prapë. Unë po shkoj, për me u kthy.

E me lutjen që muaji i shenjtë i Ramazanit, ta kthejë urrejtjen në dashuri, Matoshi e mbyll postimin me lutjet e saj që disa persona t’i gjejë më mirë se më parë.

“Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në dashuri. Unë po lutem me ju gjetë juve ma mirë se kurrë më parë!”

Kujtojmë se në Dhjetor të 2021, Adriana Matoshi iu nënshtrua një operacioni në tru.


POSTIMI I ADRIANA MATOSHIT:

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

• Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.

• Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.

Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.

Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.

Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.

Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.

Unë po shkoj, për me u kthy.

Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.

Po shkoj.

Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!



/tvklan.al