Klubi anglez heziton që t’i ofrojë kontratë të re francezit, sepse nuk ka bindur në fushë

Paul Pogba është shumë pranë largimit nga Manchester United. Nëse më përpara ka qenë vetë futbollisti francez në dyshim për të ardhmen dhe i tunduar nga ofertat të tjera, këtë herë është edhe klubi anglez që ka hequr dorë nga një tjetër marrëveshje me 28- vjeçarin.

Gazeta sportive spanjolle “Marca” raporton se drejtuesit e “Djajve të kuq” janë të pakënaqur nga rendimenti i mesfushorit dhe gjykojnë se nuk justifikon investimin e madh që ata kanë bërë. Për këtë arsye nuk binden që të investojnë sërish për francezin për vitet në vazhdim.

Por ndikim ka pasur edhe forma fizike e futbollistit, e cila nuk ka qenë shumë e mirë për shkak të dëmtimeve.

Por nga kjo mund të përfitojnë klube të tjera, të cilat janë të interesuara për shërbimet e 28- vjeçarit përfshirë edhe Real Madridi.

Por edhe “Galaktikët’ nuk kanë në plan që t’i ofrojnë Pogbasë një rrogë të majme.

Mesfushori i pëlqen trajnerit Ancelotti, por presidenti Perez nuk është i bindur plotësisht.

Klan News