Edhe kësaj here, El Classico në Spanjë u pasua nga polemika. Real Madrid u favorizua hapur nga gjykimi si nga arbitri në fushë, nga video arbitri madje edhe nga teknologjia.

Dy janë rastet në dëm të Barcelonës, penalltia dhe një gol që u cilësua fantazëm duke lënë shije të hidhur tek katalanasit me ndeshjen që do të kishte marrë tjetër rrjedhë. Ishte minuta e 17 kur Real fitoi me dredhi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Vinicius.

Ndërsa pamjet e tregojnë qartë që vetëm 11 minuta më pas topi e kishte kaluar vijën fatale, por as teknologjia e goal line, as videoarbitri nuk e cilësuan gol. Edhe në mediat vendase përmenden dy rastet, ndërsa ka nga ato që duan të anashkalojnë situatën duke shpallur kampion Realin edhe pse nuk ka arritur matematikisht sigurimin e trofeut.

Xavi Hernandez: Të gjithë e panë atë që ndodhi në fushë. Nuk duhet të heshtim. Është një turp. Ndjej padrejtësi të madhe kundrejt skuadrës sonë. Ndeshja nuk ishte e drejtë. Nuk mund të gënjej askënd, veçanërisht tifozët. Do të jetë e vështirë për të gëlltitur këtë humbje të rëndë.

Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti është në favor të vendimeve të arbitrave në të dy episode.

Carlo Ancelotti: Ai episod nuk ishte gol. Topi nuk hyri brenda. Penalltia ishte e qartë. Tashmë kemi një avantazh të rëndësishëm, por nuk mund të dorëzohemi. Duhet të fitojmë shumë pikë dhe të përgatitemi për gjysmëfinalen e Champions League.

Fitorja e Barcelonës në këtë ndeshje ndoshta nuk do të kishte ndryshuar fatin e kampionatit por do të përbënte një shtysë më të fortë për Barcelonën për të garuar dhe shpresuar deri në fund.

Tv Klan