Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, firmosi ndryshime të shefave të komisariateve në të gjithë vendin. Në Tiranë, Zv/Drejtori për Hetimin e Krimeve, Skënder Hita, u transferua me të njëjtën detyrë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës. Në vend të tij, u emërua, Arsen Sinomataj, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit Nr.2. Në vend të tij është emëruar Ylli Doda.
Po ashtu, Shefi Policisë Rrugore Ervin Hasrama, është zëvendësuar nga Erjon Ahmeti. Në Sektorin e Forcave Shqiponja, është emëruar Oltion Bistri, që më parë ishte shef Komisariati në Pogradec.
Shefi i Komisariatit Nr.4, është emëruar Agim Hoxha. Në Komisariatin Nr.1, u emërua Albert Xhaho, duke zëvendësuar Elton Alushin, që u transferua në një detyrë tjetër.
Ndryshime dhe transferime kreu i Policisë Haki Çako, firmosi edhe në komisariatet e Shkodrës, të Krujës, të Durrësit, Korçës, Sarandës Pukës. Transferimet e mësipërme, u firmosën vetëm dhjetë ditë pasi Çako transferoi 10 drejtorë të Policisë Vendore në të gjithë vendin.
***
LËVIZJET E SHEFAVE TË KOMISARIATEVE – 8 MAJ 2017
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në përmbushjen e prioriteteve të punës për më shumë rend e siguri, konsolidimit të strukturave përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale si dhe menaxhimit më të mirë të tyre.
Pas ndryshimeve në nivelin drejtues vendor në Policinë e Shtetit, në funksion të nevojës për të përmirësuar më tej punën e strukturave lokale të Policisë është vendosur lëvizja e një sërë drejtuesish në Komisariatet e Policisë dhe nivele të tjera drejtuese.
Ndryshimet synojnë t’i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË
- Kom.Pol.Nr.1 Kryekomisar Albert Xhaho, Asistent/Lektor në Departamentin e Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1.
- Kom.Pol.Nr.2 K/Komisar Ylli Doda, Specialist në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Veprave të Cilësuara, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.
- K/Komisar Arsen Sinatamaj, Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, transferohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
- Kom.Pol.Nr.4 K/Komisar Agim Hoxha, Shef i Komisariatit të Policisë Shijak, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.4, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
- Kom.Pol.Rrugore K/Komisar Erion Ahmeti, Specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore, transferohet Shef i Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË DURRËS
Kom.Pol.Durrës K/Komisar Saimir Duro, Specialist në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Kom.Pol.Krujë K/Komisar Edvin Ndreu, Specialist në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Krujë.
Kom.Pol.Shijak K/Komisar Aliosha Brokaj, Shef i Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në Drejtorinë Vendore Policisë Tiranë, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Shijak, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË ELBASAN
Kom.Pol.Librazhd, N/Komisar Bedri Xhika, Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, në Drejtorinë Vendore Policisë Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Librazhd, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Kom.Pol.Gramsh, Komisar Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit të Policisë Peqin, në Drejtorinë Vendore Policisë Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Kom.Pol.Peqin, Komisar Bilal Semanaj, Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh, në Drejtorinë Vendore Policisë Elbasan, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Kom.Pol.Cerrik, N/Komisar Myseret Hasabelli, Shef Komisariati i Policisë Kufitare Dibër, në Drejtorinë Vendore të Kufirit Kukës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË KORÇË
Kom.Pol.Pogradec, Komisar Nikollaq Palla, Specialist në Sektorin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, në Drejtorinë Vendore Policisë Korçë.
Kom.Pol.Maliq, Komisar Gentian Diko, Specialist në Njësitë për tendencat e radikalizmit dhe ekstremizmit, në Sektorin e Hetimit dhe Koordinimit, në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Maliq, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË BERAT
Kom.Pol.Berat, Komisar Eduard Gjika, Specialist Koordinator në Sektorin e analizës së riskut/statistikë në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Berat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Kom.Pol.Skrapar, Komisar Gramos Cjapi, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Kom.Pol.Ura Vajgurore, Komisar Blenard Kaziaj, Shef Seksioni i Teknologjisë dhe Përgjimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore, Berat.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË GJIROKASTËR
Kom.Pol.Gjirokastër, K/Komisar Besnik Lila, Specialist Verifikimi Hetues, në Sektorin e Disiplinës, në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Kom.Pol.Përmet, K/Komisar Gazment Shehu, Shef i Sektorit të Rendit Publik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË VLORË
Kom.Pol.Vlorë, Komisar Gentian Musabelliu, Shef i Seksionit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Njësinë Speciale të Kufirit dhe Migracionit “DELTA”, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Vlorë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Kom.Pol.Sarandë, Komisar Elion Ligaçi, Specialist në Sektorin për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
DREJTORIA VENDORE E POLICIË FIER
Kom.Pol.Fier, K/Komisar Artur Selimaj, Shef i Njësisë Speciale i Kufirit dhe Migracionit “DELTA”, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Kom.Pol.Mallakastër, K/Komisar Perlat Leli, Specialist në Sektorin për Krimet e Personit, në Drejtorinë për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË SHKODËR
Kom.Pol.Shkodër, K/Komisar Hamdi Shullani, Shef Sektori/Specialist për Kthimin dhe Ripranimin në Sektorin peër Migracionin në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Kom.Pol.Pukë, K/Komisar Pal Marku, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË LEZHË
Drejtues Skënder Hita, Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe K.Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, transferohet dhe emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Kom.Pol.Mirditë, Komisar Erdit Rrëçeku, Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
DREJTORIA VENDORE E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT TIRANË
Kom.Pol.Aeroporti Rinas Komisar Oltion Zeqo, Specialist në Sektorin e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë e Hetimit për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, transferohet Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore Kufirit dhe Migracionit Tiranë./tvklan.al