Policia e Kosovës konfiskon 99 armë, 3 persona në pranga

Posta

Policia e Kosovës konfiskon 99 armë, 3 persona në pranga

14:46 22/03/2019

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, si dhe ka konfiskuar 99 armë zjarri të llojeve të ndryshme, municion, por edhe medikamente, që dyshohet se ishin kontrabandë.

Në një konferencë për media, Bashkim Spahiu, drejtor i Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, tha se pas informacioneve, hetuesit e këtij departamenti, në bashkëpunim edhe me hetuesit e departamentit të krimit të organizuar, kanë kryer një operacion, ku janë konfiskuar armët, municionet dhe barnat.

“Gjatë kontrollit është arritur të konfiskohet një sasi e konsiderueshme e armëve të shkurtra dhe prej tyre janë 29 pistoleta të tipit ‘Glock’. Po ashtu janë 70 pistoleta të tipit ‘Sig Sauer. Municion të kalibrit 9mm gjithsej 303 copë, fishekë të kalibrit 7. 65 mm janë 417 copë dhe fishekë të kalibrit 6.35 mm 5 copë. Në përfundim të operacionit, hetuesit kanë arritur t’i arrestojnë tre persona të dyshuar, shqiptarë të Kosovës, të cilët, me vendim të prokurorit, 48 orë do të mbahen në ndalim policor”

, tha Spahiu.

Spahiu po ashtu tregoi se përveç armëve dhe barnave, gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme, është konfiskuar edhe sasi e konsiderueshme detergjentit që dyshohet se ka hyrë kontrabandë. Sipas tij, dyshohet se ka pasur manipulime me tiketat e afatit, por edhe bërë ripaketimi i tyre.

Vetëm gjatë vitit 2018, Policia kishte konfiskuar 1473 armë të llojeve të ndryshme dhe mbi 23 mijë municion të kalibreve të ndryshme.

/REL


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT