Policia franceze ndalon “jelekët e verdhë” të protestojnë pranë Notre Dame

Policia franceze ndalon “jelekët e verdhë” të protestojnë pranë Notre Dame

15:05 20/04/2019

Një rrugëtim vërtet i veçantë ai i këtij viti për të premten e shenjtë në Paris. Procesioni u organizua në “A l’île de la Cité” më saktë në zonën ku ndodhet katedralja e Notrë Dam. Një tragjedi, sipas fjalëve të Arqipeshkvit Mishel Apetit. Pas kryqit ecnin me qindra persona, besimtarë katolikë por dhe shumë kuriozë dhe turistë

Por në kryeqytetin francez Pashkët nuk i ndalojnë protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilët në të shtunën e 23-të radhazi janë mbledhur sërish. Por këtë herë ka një urdhër ndalimi të qartë nga qeveria, që të mos afrohen në zonën e Notre Dame. E gjithë zona qëndron e mbyllur për trafikun rrugor dhe në mbrojtje të saj ka agjentë policie të njësisë speciale.

Sipas ministrit të Brendshëm francez, janë marrë të gjitha masat e domosdoshme për të shmangur sjellje jo korrekte, dhunë apo trazira. Reagim i menjëhershëm, mobilizim, shpërndarje të vazhdueshme të turmës dhe arrestim të menjëhershëm të individëve të dhunshëm. Janë këto urdhrat e prerë që i janë dhënë forcave të policisë.

Objektivi është që të mos përsëriten skenat e shkatërrimit dhe grabitjes të dyqaneve. Ministri i Brendshëm francez konfirmoi vendosjen në gatishmëri të një numri të madh agjentësh policie, për  të garantuar ruajtjen e rendit publik, me 60 mijë të tillë në të gjithë vendin. Prej tyre vetëm pesë mijë janë vendosur në Paris.

/abcnews.al

Të ngjashme
UKT