Pasi kaloi jo fort lehtë ndeshjen e parë të Botërorit, përballë Kombëtares kuqezi, këtë të diel në Air Albania do të jetë Anglia, skuadra që në përbërje ka futbollistë që luajnë në kampionatin më të fortë në botë. Të gjithë janë të përgjegjshëm për peshën e kësaj ndeshjeje. Reja e ka përgatitur skuadrën taktikisht dhe psikologjikisht për këtë kundërshtar.

“Anglia skuadër shumë e forte, ka lojtarë të rinj me prespektivë. Harry Kane është një nga sulmuesit më të fortë, por ka edhe dy lojtarë si Foden dhe Mount, të rinj për në rrugën e duhur. Duhet të jemi të fortë fizikisht, sepse Anglia ka lojtarë shumë të shpejtë, sidomos anësorët. Duhet të mendojmë përveçse për mbrojtjen, edhe për fazën sulmuese. Nga pikëpamja taktike duhet të jemi shumë të zotë, por nuk mund të rrimë 90 minuta në mbrojtje, duhet t’i mbajmë në tension gjatë gjithë kohës. Kemi lojtarët e duhur për ta bërë këtë”.

Kapiteni Etrit Berisha pranoi se kuqezinjtë do të luajnë për të marrë barazimin

“Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë, jo aq sa ndeshjet e tjera, sikurse ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë. Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë, që të dalim edhe me pikë”.

Shqipërisë do ti mungojë Marash Kumbulla për shkak të një shqetësimi në gju. Por mbrojtja e Shqipërisë nuk do të lëkundet nga kjo mungesë.

Tv Klan